Festat/ Shqiptarët drejt Turqisë për Ditën e Flamurit, spanjollët drejt Shqipërisë për festat e fundvitit

Turqia është destinacioni i shqiptarëve edhe për këtë vit për festat e nëntorit, 110-vjetorin e Pavarësisë dhe 78-vjetorin e Çlirimit, ndërkohë që surpriza është fakti se spanjollët do të jenë turistët më të shumtë që do të vizitojnë Shqipërinë në festat e fundvitit.

Përfaqësuesja e një agjencie udhëtimi Jetmira Hoxha dhe eksperti turistik Ferjolt Ozuni kanë dhënë detajet të ftuar në Report Tv në bashkëbisedimin me gazetarin Arbër Hitaj. Hoxha dhe Ozuni nënvizojnë se sa i përket qyteteve shqiptare Vlora është destinacioni i preferuar për të kremtuar festën e Flamurit, duke u ndjekur më pas nga Korça.

Përfaqësuesja e agjencisë turistike thotë se Turqia vazhdon të mbetet vendi i preferuar për të kaluar jo vetëm pushimet verore, por edhe 4 ditët pushim të festave të Flamurit . Madje, prenotimet për këtë destinacion turistik janë bërë që në shtator, duke përfituar edhe kështu nga çmimet më të ulta dhe ofertat.

“Duke qene se njerëzit e dinin qe do kishte 4 ditë pushim kanë rezervuar që në fillim të shtatorit për të udhëtuar jashtë vendit, duke përfituar edhe nga çmimet  më të ulëta. Përsa i përket shqiptarëve që preferojnë të udhëtojnë brenda vendit, Korça dhe Vlora janë destinacionet e preferuara e të zgjedhura nga shqiptarët. Gjithashtu , kemi një rritje të numrit të vizitorëve të huaj që dëshirojnë të kalojnë festat e fundvitit në Shqipëri. Deri ne mes të dhjetorit kemi kërkesa për te vizituar Shqipërinë nga turistët të huaj. Madje edhe nga Franca kemi rezervime të shumta për këtë dhjetor“, ka thënë Hoxha.

Eksperti i turizmit ka folur edhe për shkaqet që e bëjnë Shqipërinë të jetë më pak e favorizuar për turizmin në krahasim me shtetet e tjera , duke theksuar se kemi mungese stafi dhe kjo vjen si pasojë se nuk janë të kënaqur me pagat dhe nuk janë të vlerësuar.

“Përveç pjesës së pagesës, stafi nuk është i trajnuar mjaftueshëm për të shërbyer në nivele të larta, pasi nuk i kushtohet rëndësi turizmit dhe shërbimit duke filluar që nga universitetet”, thotë Ozuni.

Por, pavarësisht problemeve që ka renditur ai shprehet shpresëplotë për të ardhmen e turizmit duke thënë se ka mjaftueshëm aplikime nga të huajt për të vizituar Shqipërinë, sidomos në periudhën e festave të fundvitit.

“Çuditërisht sivjet kemi pasur një trend them çuditërisht pasi linjat ajrore janë shtuar dhe kemi pasur më shumë destinacione, por prapë preferencat e shqiptarëve mbeten vende si Turqia dhe Greqia.  Kjo për shkak të raportit çmim-cilësi. Sivjet kemi pasur dy risi, Spanjën me Barcelonën e  Madridin që ka pasur numër të konsiderueshëm turistësh si edhe Rumania. Kjo sa i përket udhëtimeve të shqiptarëve jashtë vendit. Nga ana tjetër Shqipëria ka pasur rritje të numrit të  turistëve të huaj dhe kjo vjen si rezultat i dy aspekteve të rëndësishme, e para se Shqipëri u bë trend në periudhën e  pandemisë , sepse ishte vendi i hapur dhe kane dëgjuar se Shqipëria është vend i bukur, e dyta sepse ka  kombinim te turizmit detar, malor , etj.  Ka shumë rezervime për periudhën e dimrit për shkak të çmimeve dhe e dyta sepse duan t’i kalojnë festat në Shqipëri dhe kjo është risi për tregun shqiptar. Ka shumë për të përmirësuar ,por jam shpresëplotë. Numri më i madh i turistëve të huaj vinë nga Spanja dhe ka një rritje 6 herë më shumë se vitin e kaluar. Përsa i përket lëvizjes lokale, Korça mbetet destinacioni i pëlqyer i shqiptarëve. Problemi është se kemi pak universitete që ofrojnë studime për turizmin. Në universitetin, ku unë punoj si lektor kemi ngritur një program për turizmin ku brenda dy viteve përgatisim staf për dy vite. Ky staf që të dalë në tregun e punës do 2 vjet dhe nuk mund ta paguash 350 mijë lekë të vjetra nëse dëshiron të të qëndrojë besnik dhe mos largohet jashtë vendit”, tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv, eksperti i turizmit, Ferjolt Ozuni.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 26/11/2022 20:09

    Pagimi i rregullt do krijoje per busbeset kushdo qofte per punesimin.Nuk ka faj qeveria pir bisneset qe duan te nxjerrin shume fitim dhe te oaguajne punetiret dhe sidomos rinine si skllav.Jepini gakun dhe kerkojini punen ,bile dhe vet ti kuslifukoni me kurse te rregullta,ndryshe dea e kufirut eshte e hapur per te ikur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës