Festë zikaltër në sheshin ‘Nënë Tereza’, faqja zyrtare e Interit publikon videon e tifozëve shqiptar

Skuadra kampione e Seria A, Inter, ka publikuar një video nga festa e tifozëve shqiptar në sheshin “Nënë Tereza” për fitimin e titullit kampion këtë sezon. Video është publikuar fillimisht nga ‘Inter Club Albania’, grupimi që njihet zyrtarisht edhe nga klubi zikaltër.

Në videon e postuar Inter shkruan: ‘Festa e madhe e Inter Club Albania në Tiranë për fitimin e titullit kampion’.

Aktualisht skuadra zikaltër nuk po kalon një moment të mirë pas ikjes së trajnerit Conte, por gjithsesi kjo nuk i heq asnjë meritë klubit për fitimin e titullit këtë sezon. Zikaltërit janë skuadra e dytë me e titulluar në Itali pas Juventusit.

 

Ne.k.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rritje pagash për mjekët, infermierët e mësuesit me 6% në vitin 2022, a është e mjaftueshme?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Elbasan/ Aksident në Belsh, makina del nga rruga 2 persona shoqërohen në spital në gjendjë të rëndë