Festime të veçanta në pandemi dhe 'orë policore', besimtarët e Krishterë kremtojnë sot Krishtlindjet! Imzot Frendo: Është festa e familjes!

TIRANË- Besimtarët e krishterë, ata ortodoksë dhe katolikë, kremtojnë sot Krishtlindjen, një prej datave më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar.  Këto Krishtlindje vijnë si rrallë herë më parë, kur të gjithë besimtarët nuk kanë mundur të mblidhen në objektet e kultit në mesnatë për meshën e rastit. Për shkak të orës së re policore e cila hyri në fuqi po sot, mesha u mbajt në orën 18:00 në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, e ndërsa në Dioqezat e tjera para orës 18:30, me qëllim që qytetarët të kenë mundësi për t'u kthyer në shtëpi para orës 20:30.

Mesha në katedralen e Shën Palit u mbajt nga Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot George Frendo, i cili teksa tregoi historinë e shokut të dhomës me COVID, vuri theksin te dashuria për familjen. "Krishtlindjet janë festa e familjes", tha Frendo. Të pranishëm ishin dhjetëra qytetarë në Kishë, duke respektuar distancën e ku pjesa më e madhe të pajisur me maska.

Ceremonia e celebrimit të Lindjes së birit të Zotit është për të krishterët një moment i veçantë, që shoqërohet me shumë urime për paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve.

Ndërkohë që ende nuk ka një informacion se si do të procedohet në kishat ortodokse. Mëngjesin e sotëm kryepeshkopi Anastas Janullatos përmes një mesazhi të shpërndarë për mediat ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e Krishtlindjes. Ai thotë se në këtë vit të çuditshëm, të gjithë do të festojnë ndryshe pa u mbledhur shumë familjarisht apo me miqtë e shumtë.

Shqiptarja dhe Report Tv iu uron të gjithë besimtarëve katolik Gëzuar Krishtlindjet.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:28
Kremtohet lindja e Krishtit në Berat, respektohen masat anti-COVID! Besimtarët luten për shëndet e paqe

 

Besimtarët ortodoksë e katolikë beratas janë mblodhur sot në Katedralen e Shën Dhimitrit në Berat, për të marrë pjesë në kremtimin e meshës së lindjes së Krishtit.

Si asnjë vit tjetër, këtë herë mesha e Krishtlindjeve u mbajt rreth orës 19:00 dhe përfundoi përpara mbrarimit të orës policore, të vendosur për shkak të pandemisë COVID-19. Me maska dhe duke respektuar distancën, besimtarët e krishterë beratas morën pjesë në meshë.

Ata kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për paqe e mirësi në çdo familje. Meshën tradicionale të Krishtlindjeve në Berat e udhëhoqi At Johan Qako, i cili u bëri thirrje të gjithë besimtarëve të krishterë për më shumë dashuri dhe shpresë në vendin tonë. Ai u ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve katolikë, të krishterë dhe jo vetëm që në këtë situatë të vështirë pandemike që po kalon vendi ynë ti përdorin këto festa për t’ju gjendur më pranë njëri-tjetrit dhe për të përcjellë mesazhin se në këtë botë nuk jemi vetëm.

Ora 18:38
Imzot Frendo tregon historinë e bukur të shokut të tij të dhomës me COVID: Fliste me shumë dashuri për famlijen!

Në fjalën e tij në meshën në virgjilje të Krishtlindjeve, Imzot George Frendo ka treguar një histori personale, kur ishte i shtruar në spital COVID. Frendo tregon historinë e një 78-vjeçari, të prekur me COVID i cili fliste me shumë dashuri për familjen dhe pikërisht këtu, te familja i mëshoi më së shumti Frendo, Këto Krishlindje janë të familjes.

" Isha në një dhomë bashkë me një burrë 78-vjec, jemi bërë shumë miq, një njeri shumë i thjeshtë, fliste për gruan që ai e donte pa masë, më tregoi fotografinë e saj, ende ishte shumë e bukur, por e paralizuar, por ai kujdesej duke e larë dhe duke gatuar është një shembull i asaj dashurie që nuk vjetërohet, fliste për fëmijët që i kishte rritur me shumë dashuri dhe sakrificë dhe ata në shumë mënyra vazhdojë të tregojnë dashurinë dhe mirënjohje. Krishtlindja është festa e familjes, fort e dashur. Rroftë Krishti, rroftë Jezuzi dhe me këtë gëzim ju uroj gëzuar Krishtlindjen", tha Frendo.

Ora 18:14
Mbahet mesha e Krishtlindjeve në Katedralen e Shën Palit në Tiranë nga Imzot Frendo! Besimtarët të pajisur me maska

Mbahet mesha e Krishtlindjeve në Katedralen e Shën Palit në Tiranë nga Imzot George Frendo. Kjo meshë ishte parashikuar që të kremtohej në orën 20:00, por për shkak të masave të reja kufizuese, u zhvendos në orën 18:00. Ajo që vihet re është se në Kishë të pranishëm janë një numër i konsiderueshëm i besimtarëve, të pajisur me maska.

Ora 17:52
Krishtlindjet/ Mbahet në Lezhë ceremonia, nuk mungojnë besimtarët! Për të shmangur grumbullimet janë parashikuar dy mesha

Në katedralen e “Shën Nikollës” në Lezhë po mbahet mesha e parë e shenjtë e Krishtlindjeve.

Edhe pse kohë pandemie dhjetëra besimtarë janë mbledhur pëer të ndjekur ritualin fetar. Për të shmangur grumbullimet e shumta në katedrale janë parashikuar te mbahen dy mesha në vigjilje të Krishtlindjes.

Ora 08:57
Krishtlindjet/ Mesazhi i kryepeshkopit Anastas Janullatos: Këtë vit kemi festime sipërfaqësore, le të rezistojmë brenda kësaj atmosfere të çuditshme

Krypeshkopi Anastas Janullatos përmes një mesazhi të shpërndarë për mediat ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e Krishtlindjes.

Ai thotë se në këtë vit të çuditshëm, të gjithë do të festojnë ndryshe pa u mbledhur shumë familjarisht apo me miqtë e shumtë.

Mesazhi i Kryepeshkopit Anastas Janullatos:

Këtë vit, Krishtlindjen do ta kremtojmë pa festime sipërfaqësore, pa u mbledhur familjarisht ose me miq të shumtë, por edhe pa pjesëmarrjen e gjerë të besimtarëve nëceremonitë adhuruese. Në të njëjtën kohë, kufizimet për shkak të pandemisë do të kenë edhe disa efekte anësore pozitive. Para së gjithash,ky është një rast për të vlerësuar se sa shumë rëndësi kanë në jetën tonë shpirtërore dhe shoqërore ato gjëraqëbesimtarët i konsiderojnë të vetëkuptueshme, sipër shembullmundësia për të shkuar në kishë, kur të duam ne, për t’u lutur, për të marrë pjesë nëshërbesat fetare dhe në misteret e Kishës. Këtë herë bëhet fjalë për një lloj tjetër “kreshme” dhe ushtrimi, të imponuarangakushtet e jashtme.

Në këtë të kremte të madhe,ndoshta do të jenë më të pakta shfaqjet sipërfaqësore, si zhurma shurdhuese e tepruar dhe elementet pa lidhje që kanë depërtuar brenda saj, me synim kryesor fitimin dhe lavdinë e kotë, duke e tjetërsuar kuptimin e vërtetë të kësaj të kremteje unike. Do të kremtojmë me thjeshtësi, privim, por edhe me dhimbje përata që ndërruan jetë të vetmuar dhe përsa mbijetuan mes hidhërimit dhe dëshpërimit, të torturuar nga vështirësi të shumëllojta.

Me gjithë këtë tjetërsim dhe shkretim që na kërcënon, në të kremten e Krishtlindjes mbizotëron gjithmonë ngjarja unike:Ardhja dhe prania e Birit dhe e Fjalës së Perëndisë. Krishti nuk vjen si vizitor për të na përshëndetur tërë mirësjellje e më pastë largohet pa u ndjerë. Ai vjen të qëndrojë me ne. Ky është kuptimi i fjalës Emanuel, që do të thotë: “Perëndia është me ne”. Nuk vjen si një njeri i pushtetshëm për të na e hequr lirinë, duke na imponuar vullnetin e Tij. Ai vjen si foshnjë, duke ndarë me ne privimin, të qenit i huaj dhe, me buzëqeshje paqeje e shprese vjen të qëndrojë me ne. Edhe Ai vetë do tëvuajë sprova, fyerje, armiqësi, që do të kulmojnë gjatë Pësimit të Tij, teksa merr pjesë në vuajtjet e mbarë njerëzimit. Ai vjen të qëndrojë me ne si i vënë në dyshim nga të tjerët, i përndjekur, që të na mbështesë dhe të na ngushëllojë me premtimin e Tij ngjallësor: “Edhe ja, unë jam bashkë me ju gjithë ditët, deri në mbarim të jetës” (Matth.28:20). Ai është me ne jo vetëm nëkohë të gëzuara suksesesh, kur kemi shëndet të mirë dhemarrëdhënie harmonike me të tjerët. Ai vazhdon të qëndrojë mistikërisht me ne edhe në periudha të turbullta, kur qenien tonë e stërmundojnë hidhërimi, dështimi, sëmundja.

Le tërezistojmë brenda kësaj atmosfere izolimi të çuditshëm, vetmie, ankthi dhe frike të imponuar nga pandemia, duke kremtuar Krishtlindjen e sivjetshme me përkushtim të plotëndaj pranisë çlirimtare të Birit dhe Fjalës sëpakrijuar të Perëndisë, i Cili hyn brenda krijesës së dukshme, duke epasur Ai fjalën e fundit në ecurinë e jetës sonë dhe të mbarë krijesës.

Këtë përvojëvendimtare duhet jo vetëm që ta fuqizojmëbrenda vetes sonë, por edhe ta transmetojmë si antitrupa shpirtërorë tek ata që jetojnë rreth nesh.Me dhembshuri, me përulësi, me fjalë, me heshtje, pa egoizëm acarues. Nuk është vetëm koronavirusi që transmetohet pa zhurmë dhe në mënyrë aktive;shumë herë më tepër kjo ndodh mebesimin tonë në këtë prani çlirimtare, i cili transmetohet qetësisht dhe në mënyrë të frytshme nga njëri besimtar tek tjetri dhe nga njëri grup tek tjetri. Vëllezërit e mi, pra, dhurata më esenciale e Krishtlindjes, që mund t’ia ofrojmëvetes sonëdhe atyre përreth,është të kuptuarit dhe dëshmia e pranisë së Shpëtimtarit Krisht nëjetën tonë të përditshme. Krishtlindje të bekuara dhe me shëndet!  Viti i Ri 2021 na sjelltë paqe dhe qoftë plot me dritë!

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat