Festivali "Dada east-dada days"
‘Poeteka’ zgjedh ‘BunkArt’

Festivali ‘Poeteka’ zgjedh ‘BunkArt’">
‘Poeteka’ art në BunkArt. Këtë vit ‘Poeteka’ zgjedh edhe ambientet e ‘BunkArt’ për të përcjellë festivalin e “Dada east-dada days”.

Artistë jo vetëm nga vendi, por nga Mali i Zi, Turqia, Kosova, Kroacia e Maqedonia do të realizojnë lexime autoriale për të kënaqur gjithë dashamirësit e letërsisë.

Poezi e poetë do të rivijnë përmes zërit të artistëve ditën e enjte, 29 Shtator,  ora 10:30 e deri në orën 13:30, me përformancën e Tanja Bakic (Mali i Zi), Eljan Tanini (Shqipëri), Ervina Halili (Kosovë), Sabina Veizaj (Shqipëri), Bahtiar Arsian (Turqi), Natasha Bega (Shqipëri), Alban Fejza (Kosovë), Demir Gjergji (Shqipëri), Delvina Kërluku (Maqedoni), Marko Pogacar (Kroaci), Gjorgje Jovanik (Maqedoni), Lisjana Demiraj (Shqipëri).

Shoqata kulturore “Poeteka” me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Rrjetin Europian për letërsi dhe libra “Traduki”, në bashkëpunim me Pavijonin e Serpentine “Reja” realizon Festivalin e Letërsisë dhe Performancës, titulluar “DadaEast/Dada-Days”.

Edicioni i dhjetë i kushtohet 'Dadaizmit' në Europë dhe veçanërisht në Ballkan në 100 vjetorin e lëvizjes së artit avangard europian 1916-2016, si edhe do të botojë një numër special të revistës 'Poeteka' (partner i rrjetit të revistave kulturore Eurozine) kushtuar autorëve e shkrimtarëve europianë dhe ata të Europës Juglindore, pjesëmarrës në Festivalin Dada-Days.

Shumë qytete europiane si Vjena, Zyrihu, Berlini, Këlni, Parisi, Roma janë përgatitur për të kremtuar këtë njëqindvjetor, për t’u kthyer në vende ku tradita dhe frymëzimi Dada është mbajtur gjallë.

Por jo shumë e dinë se lëvizja artistike Dada, përveç qyteteve perëndimore ka qenë e përhapur edhe e zhvilluar në Europën Lindore e atë Juglindore, e njohur si DadaEast apo JugoDada. Përmes këtij festivali , organizatorët dëshirojnë të prezantojnë një koncept të bashkuar të një Europe, e cila në perspektivë artistike shfaqet pa kufizime dhe pa kufij kulturorë, ku të gjitha vendet kontribuojnë bashkë .

Festivali zhvillohet prej datës 26 e deri më 30 shtator.

Gjatë një javë sheshe, kafene, klube, pikëtakime në Tiranë mes tyre dhe 'BunkArt' do të përfshihen në diskutime, performanca, ekspozita, simpoziume, lexime të hapura, video-poezi apo poezi zanore si edhe promovime librash dhe një edicion special i revistës “Poeteka”.

Ndërkohë, sot Bunk'Art ka pasur një vizitor të veçantë. Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Michael Fallon, pas takimeve me zyrtarë të lartë të shtetit, mbërriti në Bunk'Art ku pa nga afër bunkerin antiatomik të ndërtuar nga ish-udhëheqësi komunist, Enver Hoxha, për t'u mbrojtur nga anglo-amerikanët. 

michael fallon
(Ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon në Bunk'Art)

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë