Festivali Folklorik Kombëtar i ISO-Polifonisë – Grupi Polifonik i Himarës fiton çmimin e parë

 /ATSH/.- Gjatë ditëve të fundit u zhvillua në teatrin "Petro Marko" të qytetit të Vlorës, Festivali Folklorik Kombëtar i ISO-Polifonisë.
FFK-ISO Polifonik, i zhvillur me rastin e 10- vjetorit të shpaljes së ISO-Polifonisë si Kryevepër e Trashëgimisë Gojore të Njerëzimit nga UNESCO, pas atmosferës që i dhuroi qytetit dhe të pranishmëve në sallë, bëri bashkë disa grupe folklorike, bartës dhe interpretues të shumëzërshit, të cilat performuan me mjeshtëri muzikën e bukur dhe tradicionale labe.
Në fund të aktivitetit, pasi juria profesioniste dëgjoi të gjitha grupet në garë, i dha nderin dhe kënaqësinë Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Dritan Leli për të ndarë çmimet. Grupi Polifonik i Himarës u shpall fitues i çmimit të parë, grupi polifonik Bashkia Gjirokastër u shpall fitues i çmimit te dytë, ndërsa grupi polifonik Bashkia Mallakastër u shpall fitues i çmimit të tretë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai