Festivali i 58-të/ Alketa Vejsiu kërkon falje: Më falni nëse ju kam zhgënjyer, por m'i kurseni akuzat se unë s'kam qenë në juri

Festivali i 58-të/ Alketa Vejsiu kërkon falje: Më falni nëse ju kam zhgënjyer, por m'i kurseni akuzat se unë s'kam qenë në juri

Një prej këngëve që u përfol më së shumti që në nisje të festivalit të 58-të Këngës, ishte pikërisht Elvana Gjata me këngën "Me tana". Eksperienca, kënga ritmike, perfomanca skenike e kompletuar fitoi zemrat e publikut duke e kthyer atë në këgën më të klikuar të festivalit në Youtube. Megjithatë, juria profesioniste vlerësoi Arilena Arën, një zë potent që na ka përfaqësuar shumë mirë në skenat ndërkombëtare. Për shkak të reagimeve të shumta që erdhën  në përfundim të festivalit, për faktin se nuk fitoi Elvana Gjata, moderatoja Alketa Vejsiu ka bërë një mesazh në profilin e saj në Instgram ku u ka kërkuar ndjesë publikut.

"I uroj sukese Arilenes per fitoren! Sa me mbare per Shqiperine ne Eurovision! Por nuk mund te le pa falenderuar Elvana Gjaten! Ate qe u klikua ne 2 jave me shume se te gjithe, 3 milion e 500 mije here! Nuk mund ta mohoj qe kenga e saj ishte festa e ketij Festivali! Qe Elvana ishte lajmi i ketij edicioni, zeri dhe energjia e rinise qe vallezoi ne nje salle te ngurte, qe beri bashke Shqiperine, Kosoven dhe Diasporen! Garat shpallin fitues, por jo humbes; sepse hitet nuk vdesin kurre.

Pas ketij Festivali qe e kam bere me shpirt, mund te them qe skam qene dhe sdo behem kurre pale me asnje juri, per asnje motiv! Besoj tek meritokracia dhe me vjen thellesisht keq qe ne platformen e ketij Festivali nuk munda dot ti jap ze, zerit te publikut! Me falni nese ju kam zhgenjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmerine tuaj! Mi kurseni akuzat ju lutem! Une nuk isha juria, dhe jurine se zgjodha une!

Elvana Faleminderit! Ti erdhe ne kete Festival sepse besove tek vizioni im! Ti s’kishe nevoje per gare per te konfirmuar ate qe je, sepse ti thjesht Je! Dhe per me teper ti duhet te ndihesh fituese sot sepse te 3 anetaret e jurise se Eurovision te kane dhene 18 pike. Ato 2 piket e Shqiperise, jam pa fjale", shkruan Alketa.


Lajmi kryesor:

Arilena Ara fiton Festivalin e 58 të Këngës, përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion! Elvana Gjata në vend të dytë (VIDEO-FOTO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?