‘Festivali i Futbollit 2021’ nis nga Korça, djem dhe vajza të vogla performojnë në qytet

‘Festivali i Futbollit 2021’ nis nga Korça, djem dhe vajza të vogla performojnë në qytet

Ka nisur rrugën për këtë vit projekti ‘Festivali i Futbollit 2021’ nga qyteti i Korçës ku fëmijë të vegjël, vajza dhe djem kanë performuar në pedonalen e qytetit juglindor, që ishte transformuar në një fushë futbolli, duke treguar aftësitë e tyre në lojën me të dashur në botë.Ata kanë performuar përpara qytetarëve korçarë, të cilët e kanë ndjekur me kureshtje paraqitjen e tyre.

Prioriteti i këtij projekti të iniciuar nga FSHF është mbështetja dhe zhvillimi i futbollit të fëmijëve e veçanërisht futbollit të femrave dhe ky event synon pikërisht që të ndihmojë në masivizimin e futbollit dhe t’i afrojë sa më shumë ato me lojën më të bukur në botë. Ky është edhe objektivi i “Festivalit të Futbollit 2021”, për të sensibilizuar sa më shumë vajza dhe djem, por edhe të bindë prindërit që fëmijët e tyre të luajnë futboll.

Të pranishëm në nisjen e aktivitetit ishin Zv.Presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova, Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, legjendat e futbollit shqiptar Sulejman Demollari e Teodor Vaso. I ftuar special në këtë event ishte edhe aktori i mirënjohur, Arben Derhemi.


Në fjalën përshëndetëse në këtë event Zv.Presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova, foli për strategjinë e zhvillimit të futbollit të fëmijëve dhe të femrave si edhe theksoi se duke afruar fëmijët me futbollin i largojmë ata nga veset e këqija.

“Është kënaqësi e veçantë që në emër të FSHF-së dhe personalisht të z. Duka të përshëndes këtë eveniment. Është një hap shumë i rëndësishëm, pasi dihet që këto fidanishte futbolli nesër do të prodhojnë futbollistë e futbolliste, që do të përfaqësojnë jo vetëm ekipet e Skënderbeut, por edhe ekipet e tjera e ndoshta edhe ekipet tona kombëtare. Është shumë e rëndësishme strategjia që ka përcaktuar FSHF për të mbështetur futbollin e fëmijëve dhe të femrave, pasi kësisoj ne realizojmë një objektiv shumë të madh për të larguar rininë nga veset e këqija, nga rruga dhe për t’iu përkushtuar sportit ku futbolli është sigurisht më popullori. Ky aktivitet hap siparin në qytetin e Korçës, ka simbolikën e vet, por do të vazhdojë edhe në qytete të tjera për të treguar dhe mundësuar që e ardhmja e futbollit është te fidanishtet, pra sa më shumë vajza dhe djem të merren me futboll aq më shumë talente do të kemi nesër që do t’i bashkohen ekipeve tona përfaqësuese dhe klubeve”, – tha Libohova.

Ndërsa, Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, falënderoi FSHF-në për këtë nismë dhe premtoi mbështetjen e tij nëpërmjet investimeve për masivizimin e futbollit.

“Korça është jo vetëm qyteti i serenatave dhe turizmit, por është edhe qyteti i futbollit, që ka marrë një vëmendje gjithnjë e më të madhe në vitet e fundit. Futbolli nuk është vetëm ai për të rriturit, por është veçanërisht futbolli i fëmijëve, i vajzave dhe djemve. Më vjen shumë mirë që si bashki vitet e fundit kemi investuar shumë në masivizimin e sportit e sidomos për fëmijët, dhe kur flasim për sportin padyshim që ‘mbreti’ është futbolli. Ka disa qindra fëmijë që frekuentojnë ekipet zinxhir të Akademisë Skënderbeu, që janë edhe prezent në këtë event dhe sigurisht po punohet për të zhvilluar futbollin e femrave. Shpresoj shumë që falë këtyre organizimeve, falë mbështetjes së FSHF-së, falë mbështetjes së bashkive, të arrihet që futbolli të masivizohet, të kemi gjithnjë e më shumë fëmijë, të rinj, të reja, vajza të cilat merren me futboll dhe patjetër nëpërmjet masizivizimit të sjellim edhe rezultate në fushën e lojës”, – u shpreh kryebashkiaku i Korçës.

Edhe legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari dha mesazhin e tij për fëmijët e pranishëm në këtë aktivitet.

“Është kënaqësi të jem në Korçë edhe për promovimin e Festivalit të Futbollit 2021. Mesazhi im është që të gjithë ju fëmijë dhe të rinj të luani sa më shumë futboll, sportin që ne e dashurojmë të gjithë dhe mbi të gjitha sporti ka edhe rol edukativ. Kështu që të gjithë fëmijëve unë u uroj të kenë sa më shumë suksese në shkollë, por të merreni edhe më sportin e konkretisht futbollin”. – theksoi Demollari.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik