Festivali i Këngës ul siparin, në Eurovision shkon kënga e Albina Kelmendit! Elsa Lila fiton vendin e parë nga juria me "Evita": Faleminderit nga zemra

Juria e Festivalit të Këngës për këtë edicion të 61 (këngëtarja e pedagogia Alma Bektashi, poetja Rita Petro, dhe muzikantët Genc Saliu, Zhani Ciko dhe Elton Dedaj) , zgjodhi si fitues: Çmimi i parë i Fest'61: Elsa Lila me këngën 'Evita'.

"Ndiej shumë në këtë moment! Dhe e kam shumë të vështirë ta përmbledh, gjithnjë lëmsh dhe një histori që më rikthen pas në vite. Gjithë kjo falë jush, inspirimit tuaj, dashamirësisë së jurisë dhe një orkestre të mrekullueshme, falë një stafi të palodhur dhe vajzës sime që më dha kaq inspirim! Ju falënderoj nga zemra për emocionet që më keni dhënë gjatë Festivalit. Ka qenë një nder i madh të jem këtu para jush. Dhe pa kaluar dy ditë, jeni ju që e këndoni", shprehet Lila


Çmimi i dytë i Fest'61: Albina Kelmendi dhe familja me këngën "Duje" çmimi i tretë i Fest'61: 2 Farm me këngën "Atomike".

Ndërsa sms-të e publikut, me një televotim të hapur përgjatë dy netëve të fundit nga katër mbrëmje në të cilat u mbajt Festivali këtë vit përzgjodhën si përfaqësues për në Eurosong këngëtaren Albina Kelmendi (bashkë me familjen).

"Mirënjohje, do t'ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme", u shpreh këngëtarja.

Kompeticioni ndërkombëtar Eurosong do të mbahet në këtë edicion të 67-të në Liverpool, Mbretëri e Bashkuar, pasi fituesit e vitit 2022, Kalush Orchestra nga Ukraina, e kanë të pamundur ta mbajnë ngjarjen muzikore në vendin e tyre, për shkak të Luftës me Rusinë. 
 

 

Çmimet

 

 

 

Përfaqsuesja për Eurovision

 

 

 

 

 

Fituesja e festivalit Elsa Lila

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:43
Rastësia e bukur: Albina Kelmendi vlerësohet në Festival po aq sa Elsa Lila, dikur mentorja e saj në The Voice

Albina Kelmendi dhe familja e saj me kengën ‘Duje’ do të përfaqësojnë Shqipërinë ne Eurovision.

Por rastësia e bukur është se Albina Kelmendi konkurroi në Festivalin e Këngës, në të njëjtin vit që u rikthye edhe Elsa Lila, dikur mentorja e Albinës në “The Voice of Albania”.

Albina ishte konkurrente në “The Voice 4” dhe zgjodhi Elsa Lilën si trajneren e saj. Albina ishte e përzgjedhura e Elsës deri në netët e fundit, madje shkoi deri në finale ku u rendit e dyta.

Të dyja ato triumfuan në “Festivalin e Këngës” duke rrëmbyer dy çmimet kryesore. Elsa Lila u shpall fituese e çmimit të parë, të dhënë nga juria profesioniste. Ajo mori pjesë me këngën “Evita”, dedikuar të bijës.

/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë