‘Festivali i letërsisë së re shqipe’/ Kadaifçiu: Letërsia e të rinjve e zhurmshme, botuesit s’i promovojnë sa duhet

Botues, shkrimtarë edhe studiues të letërsisë shqipe u bën bashkë për të diskutuar mbi “Sfidat e autorëve të rinj në tregun e librit” në Muzeun Historik Kombëtar. Ndonëse, vëmendja kryesore e këtij festivali dyditorë të kuruar nga studiuesja e letërsisë Alda Bardhyli, që organizohet në kuadër të Tetorit të Librit nga Ministria e Kulturës, janë autorët e rinj në letërsinë shqipe, për “ReportTV” ata shprehen se ndihen të papërfaqësuar nga shtëpitë botuese edhe institucione, prandaj duhet që të ketë më shumë vëmendjeve ndaj tyre.

 “Autori i ri shqiptar ka shumë sfida, sidomos kur rëndësia më e madhe i jepet letërsisë së përkthyer. Përveç autorëve të huaj, kanalizimi bëhet tek ata që janë të afirmuar. Edhe kështu autorët e rinj janë të disavantazhuar. Për mua letërsia është një mënyrë për të komunikuar me botën, për të përcjell mesazhet që kam, por nuk është parësore, është dytësore për shkak të mundësive që ofron tregu. Një promovim më i madh për autorët shqiptarë do të ndihmonte, që librat tanë të shkojnë tek lexuesi. Pasi mendoj se ka autorë të rinj, që premtojnë”, shprehet Brajan Sukaj, autor i ri

Ndonëse, kritiku i artit Oltion Kadaifçiu nuk është shumë dakord me etiketimin “autorë të rinj”, sepse shumica e autorëve jo vetëm shqiptarë, e kanë sjell produktin e tyre në faza të ndryshme të jetës, shprehet se:

“Problemi i letërsisë shqiptare është që funksionon, si esnafët e vjetër, si korporatat e zanatçinjve shqiptarë dikur, që janë të vjetrit, ustai, kryeçiraku edhe çiraku. Nevoja që të kesh një zë që të të promovoi edhe të të nxjerrë më në pah një problematik që deri diku po adresohet nga teknologjitë e reja, por që mbetet problematike, për shkak të shumësisë që po krijohet, kakofonisë. Prandaj ‘letërsia e të rinjve’, term që vazhdoj ta përdor me rezerva, është pak e zhurmshme. Shtëpitë botuese nuk e kryejnë aq mirë detyrën e tyre për të promovuar ata autorë që hyjnë rishtazi në letërsi, por edhe kritikën e kemi pak problematike. Të gjitha këto krijojnë paqartësi” shprehet Oltion Kadaifçiu.

 “Festivali i letërsisë së re” do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme (30 tetor) në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja