Festivali/ “Bota e teatrit”
në skenën e Elbasanit 

Festivali/ “Bota e teatrit”<br />në skenën e Elbasanit 
55 vjet më parë, kur u cel në Elbasan perdja e Teatrit Profesionist te qytetit, përball kalas së lashtë dhe u shkrua tek dera emëri “SKAMPA”, pata fatin te emërohesha si regjisor e drejtor i këtij teatri, kur sapo kisha mbaruar shkollën e lartë të aktrimit dhe skena më ngjante se përmblidhte aty të gjithë botën. Por aq sa nuk numëroheshin gurët e kalasë, aq edhe nuk llogariteshin dot pjesët e repertorit që  ky institucion të “ngrihej” e të lartohej deri në ditët e sotme, tek shohë se tani janë mbledhur aty artistë të teatrit nga e tërë bota. 

Jemi përpara një festivali teatror krejt ndryshe, që qëndron largë të tjerave të këtij lloji,  shumica e të  cilëve kanë rrëshqitur në “kallëpe” formaliste, festival për festival dhe , jo pak herë, nëpër duar të disa tipave pa horizont e zhvatësisish  ordiner te fondeve publike. I titulluar  “2016 NEW ENERGY”, Festivali Ndërkombtar Konteporan i Teatrit, shpreh një vizion më të gjërë, me pjesmarrje nga disa shtete të botës, që nga Sh.B.

A e deri në Izrael, me trupa teatrore nga Argjentina, Rumania, Italia, Suedia, Mali I Zi, Kosova, Maqedonia dhe të disa trupave të vendit mikpritës. Me qëllimin më të lartë që ofron ky institucion i lashtë e hyjnor, për edukimin e publikut  përmes teatrit, me vlerat e ballafaqimit  te arritjeve bashkëkohëse te artit skenik, të dramaturgjisë dhe të kritikës, me eksperimentet dhe vizionet e këtij arti të magjishm.

Aty ishte i gjithë arsenali interpretativ, që nga drama e monodrama,  nga komedia humoristike e komedia e zeze, nga farsa e grotesku, nga teatri i femijve dhe inskenimi i përrallës, nga vodevili,  baleti dhe trioja instrumentale  brilante e fisarmonikave. Duke përfunduar  në artin vizual të spektakleve teatrore përmes videokasetave të shfaqura në monitor, nëpërmjet autoriteteve  të shkencës teatrore nga teatrolog të shquar, sikundër ishin ato të studjuesit e regjisorit Roland Hill nga Ny Jorku dhe të pedagoges së Universitetit te Telavivit  Savit Cohman nga Izraeli. 

Dhe, po ti shtonim kësaj panorame të gjërë edhe ekspozitën e fotografisë artistike te mjeshtrit Saimir Ahmeti,  përbrenda mureve të kalase, kushdo do të bindej për modelimin e një festivali te nivelit europian. 

Është pikërisht  këndvështrimi i regjisorit Adonis Filipi që e ë kete performancë krejt ndryshe e plotësisht të suksesëshme, ndaj së cilës nuk mund të kurseheshin fondet  e gjithë atyre institucioneve  shtetrore e private  që e duan artin e përparimin e kombit, sikundër u cunguan tmerrësisht në festivalin e tanishm! Qoftë edhe për arsyen e vetme të largimit përfundimisht nga ato paraqitje të rëndomta e amatoreske që i ofrohen hera herës spektatorëve tanë, duke e ngushtuar kështu ca më tepër varferin  shpirtërore, tok me problemet politike e partiake që përjetojmë.

Begatia e një festivali të tillë meriton një studim a seminar, si arritje e përgjithesim eksperience teatrore. Trupat që përmendëm më larte, kishin në krye të tyre personalitete të regjizurës, si edhe mbartnin vlera të vërteta, eksperienca e arritje bashkëkohore, që e vlejne te ndalesh , të diskutosh e mësosh, po le të përmendim këtu dy-tre prej tyre, në kahje nga më të ndryshmet.

Kështu, do të rendisja të parën spektaklin  “Adami dhe Eva” nga Mali i Zi e regjizorit Slobodan Milatoviç, ku legjenda e këtyre krijuesve të parë të jetës njerëzore, sipas biblës, rrëfehet po kaq njerëzisht midis lindjes se dashurisë, jetës dhe vdekjes, në ciklin vicioz te ekzistencës.

E ndarë në tre pjesë dhe e vendosur në një skenografi sa funksjonale aq edhe konvecionale, në të dy anët e shinave të trenit, ku në një interpretim të shkëlqyer prej aktorëve malazezë Danilo Baboviç, Bojana Malinovska, Milos Pejoviç e Srdan Dordeviç, jepet e gjithë fuqia e erosit, si një bashkim trupash që do të sjellë më pas lumturinë e jetës po edhe zhgënjimet e saj me pasoja vdekjeprurese.Përjetimi i dashurisë dhe i aktit seksual do të ndërpritet egërsisht nga një forcë djabolike e padukshme dhe efektive njëkohësisht, permes një burri tjetër që do të ndërhyjë  aty, duke “mbjellur vdekjen”  e Evës fillimisht e pastaj të të dashurit te saj.

tatri skampa

Po në jetën e përtejme , ku ata do të afrohen e dashurohen rishtazi,  pa e njohur tashmë njeri-tjetrin, mollët e hedhura sheshit do të shkelen e thërmohen nën këmbët e në duart e tyre, duke dhën kështu mesazhin e jetës së pa përsëriteshme kur dashuria reale ka humbur përgjithmon…dhe shohim, jo më një legjendë, po një jetë të vërtetë që e brejn kontradiktat e përjetshme midis ekzistencës e mosekzistencës.

Në trajtën e një legjende ishte edhe shfaqja e karakterit folklorik e artistëve te Sardenjës  (Itali), ku mesazhi rreket te fuqizohet  si një protestë ndaj aktit terrorist në Klubin e Hebrejve te Parisit, ku, ndonse jo me  tingëllimën artistike të aktorëve malazez, arrin të nënvizoj  gjithsesi ritualin  “përtej Zotit dhe djallit, përtej hakmarrjes dhe faljes, për te rivendosur harmonin e humbur”.

Po një ndjenjë edhe më të fortë dashurie sublime për jetën do ta shihnim në inskenimin e tregimit të Çehovit “I dashuri im”, ku aktorja Griselda Gambaro do të përcillte me dinjitetein e një aktoreje-klasi, të gjithë gamën e jetës, në trajtën e një paraleleje,  ku rëfehet fati fatal i një gruaje ruse, që nuk mund të jetoj pa dashurin njerëzore, së cilës i vdesin të katër burrat që kan hyrë në jetën e saj.

Thuajse e ngujuar, po me nje shpirt të t pasur e qëndresë skenike të pazakontë, estetikisht të lartë, ndonse të dërmuar e të cfilitur , ajo do të kërkoj deri në fund “Ivanin e saj”, duke qenë përherë e pangushëllueshme, derisa e tërë dashuria e saj e mbrame do të t përfundoj tek macja e shtëpisë! “Pa dashuri, nuk jam askushi”, thotë ajo në çastet e këtij mjerimi njerëzor, kur tashmë poetika e jetës është përmbysur dhe e tërë jeta është e mbetet si një përrallë e vërtetë. Do të linin mbresë edhe disa spektakle të realizuara me art , si ajo e regjisores Jonida Beqo  e Teatrit “Metrpol” të Tiranës , në një vepër japoneze, “Rashoman”, ku po përmes veçorive specifike e stilit të këtij teatri, shprehet se si katandiset një proçes gjyqësor, kur e vërteta fshihet pareshtur në disa versione të dyshimta. Një varjacion do të sillnin këtu dy vëniet në skenë të komedisë së Kristo Floqit “Zi e ma ZI”, në konceptime regjisoriale krejt te ndryshme, nga Teatri i Gjirokastrës , si komedi realiste, me kolorit te theksuar krahinor e karakter original dhe ajo e Teatrit “Skampa” të Ebasanit, në trajtën e një vodevili gazmor.  Ja sesi teatri , me krijimet e veta , mund të gjejë e shprehë spektakle të ndryshme të së njejtës vepër.  Kësisoj, bëhet ajo që kerkohet shpesh, eksperimentimi i llojeve të shumta qe ekzistojnë në teatër e qe duhet ta kryej cdo teatër ne punën e vet krijuese, pa qenë nevoja fare te ekzistoj një “Teatër Eksperimental” me vete!

Potenca e këtij festivali  ndjehet edhe nga debutimi aty e disa artistëve  të formuar si personalitete në artin e tyre, si aktorja argjentinase Griselda Gambaro, rumuni Caltalin Mirea, trioja aktoreske malazeze Malinovska, Baboviç e Pejoviç, aktori shqiptaro-maqedonas Bajrush Mjaku e ajo shqiptare Klodjana Keço, fisarmoniçti shqiptar  Elton Balla dhe e një trupe baleti nga Prishtina, që sollën aty “ Xhuljata pa Romeon”,- një versjon të subjektit shekspirjan të zhvendosur në kohën e dhunës serbe në Kosovë.  Po, për fat të keq, do të ndjehej aty edhe menaxhimi i dobët i organizatorëve vëndas, në një kohë kur këto trupa të ardhura nga  “ana e anes”  dhe personaliteteve  te artit u duhej te interpretonin  para një salle edhe me 20 vetë!

Nuk ka mjerim më të madh për aristët e përkushtuar!  Pa përmëndur këtu faktin evident që nuk të “zinte syri” as pushtetar vendor, ministror e deputetë te partive politike, që kanë doemos “ethe te tjera” , jashte eventeve të tilla, qofshin edhe “nderkombtare”!.

tatri skampa

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur