Tiranë, 25 Nëntor / ATSH - Në kuadër të 70 vjetorit të Çlirimit dhe Festave të Nëntorit, Qëndra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë në Tiranë, organizoi "Festivalin Mbarëkombëtar Folkorik për Fëmijë" i cili u zhvillua në kryeqytet nga datat 22 deri më 25 nëntor.
Te pakten 15 grupe folklorike e rreth 300 fëmijë, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, dhe Qëndrat Kulturore të Fëmijëve të rretheve të Shqipërisë, kanë marrë pjesë në këtë aktivitet, kanë pasqyruar vlerat e tyre artistike në këtë eveniment kulturor për fëmijë.
Vizita në Muzeun Historik Kombëtar, koncerte nga grupet pjesëmarrëse, performanca me valle e këngë tradicionale të trevave, parada me kostume tradicionale, panairi Tradicional, vizita me fëmijët pjesëmarrës në Muzeun Historik Kombëtar dhe Muzeun Historik Krujë, kanë qënë pjesë e programit të festivalit, i cili mbyllet sot me një Koncert Gala.
Në kater ditë, festivali realizoi synimin e tij i cili ishte ai i përfshirjes së fëmijëve dhe edukimin i tyre, nëpërmjet njohjes së kulturave të ndërsjella e identiteteve të ndërsjella.
Qëndra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, Tiranë,synon përfshirjen e fëmijëve dhe përshtatjen e tyre me një botë të hapur, në një shoqëri të transmetimit të vlerave, duke i përçuar këto nëpërmjet kërcimit popullor. Përmes tij fëmijët njihen me vendet pjesëmarrëse nëpërmjet shkrirjes së kulturave.
/k.m./f.n/










