RISE OP" synon një zhvillim të integruar të rrethit të Përmetit përmes kurseve profesionale në sektorin e shërbimeve turistike dhe artizanateve, mbështetjen e bizneseve të reja dhe rivitalizimin e traditave lokale.
Qëllimi i tij është të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, falë promovimit dhe përmirësimit të burimeve të zonës së Përmetit që mund ta kthejnë atë në një nga qytetet më të mira të vendit, për të jetuar dhe investuar. Përmeti do të shndërrohet në një qendër argëtimi ku plot turistë vendas dhe të huaj do të jenë të mirëpritur .
Aktivitete të shumta, këngë dhe valle tradicionale, panaire me produktet artizanale ushqime dhe gatime të zonës, veprimtari të ndryshme për fëmijë, ekspozita, workshope mbi natyrën e Luginës së Vjosës dhe guida lokale në itinerare të ndryshme do të zhvillohen./ATSH/
