ITALI - Mënyrat e festimit të golit në botën e futbollit janë nga më të ndryshmet. Por në Itali ka dalë një mënyrë e re.

Sulmuesi i ekipit amator "Riolo Terme", pasi shënoi golin, iu afrua pankinës së ekipit të tij duke goditur me kokë mbulesën plastike që e vishte.

Por sikur të mos mjaftonte kjo çmënduri e pakuptimtë, arbitri i ndeshjes vendos të nxjerrë kartonin e kuq dhe t’a dërgojë para kohe lojtarin në dhomat e zhveshjes.

Lojtari dhe shokët e skuadrës së tij mbeten të habitur nga vendimi i arbitrit. Por ky nuk është rasti i vetëm.

Disa vite më parë ish-trajneri i Barcelonës Frank Rijkaard theu mbulesën plastike të pankinës ku ishte ulur pas një rasti të humbur të ekipit të tij.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)