Feston sot ditëlindje, vajza i bën urimin special Niko Peleshit dhe ‘zbulon’ frikën e tij

Feston sot ditëlindje, vajza i bën urimin special Niko Peleshit dhe ‘zbulon’ frikën e tij

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi feston sot ditëlindjen dhe mbush 52-vjeç. Vajza e tij Aleksia i ka bërë një urim speciale, ndërsa ka zbuluar edhe frikën e tij më të madhe pikërisht në këtë ditë. Ajo ka treguar se ministri ka 'frikë' kur e uron për ditëlindje, pasi i duket sikur i thua 'sa je plakur'.

“Babi nuk i ka shume qejf ditelindjet. I thua “gezuar ditelindjen” dhe i duket sikur po i thua “sa qenke plakur”. Shpesh thote se s’ka frike nga asgje, por ja qe e frikesoka rikujtimi se ka kaluar gjysme shekulli nga dita e lindjes se tij. Ok ok, eshte edhe klaustrofobik. Megjithate, edhe me nje thinje apo nje rrudhe me shume, babi vazhdon te mbetet miku im me i mire.

Krahu im i djathte, mbeshtetesi im me i madh dhe burimi im i frymezimit. Njeriu i vetem qe me njeh ne pellembe te dores dhe me kupton edhe kur nuk kuptoj veten. Ai qe me behet sy kur nuk shoh, vesh kur nuk degjoj dhe ze kur nuk flas. Ai qe i jep botes sime ngjyra edhe kur une e pikturoj bardhe e zi. Do doja te mund te ma lexoje zemren, qe ta shihje se sa shume te dua edhe kur nga jashte nuk e reflektoj sa duhet. Gezuar 52 vjetorin ba! Love you endlessly.”, shkruan ajo.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…