Në shtëpinë e Big Brother mesa duket vëllezërit Veshaj kanë tendecën 'të hutohen' dhe të harrojnë pëlqimet që kanë jashtë shtëpisë më të famshme në vend.

Romeo Veshaj supriza e spektaklit të sotëm në BBV në një letër që i ka dërguar më herët,  i ka shkruar Donaldit edhe për Beniadën, duke i kërkuar “t’i thotë ndonjë gjë të mirë”.

Sonte ai kishte mundësinë ta bënte vetë këtë gjë. Teksa e përqafoi, e komplimentoi modelen dhe kur po ikte i tha se për çdo gjë mund të kërkojë ndihmën e tij.

Ndërkohë para disa ditësh Romeo është përfolur se është në një lidhje dashurie me vajzën e ministrit të mbrojtjes, Niko Peleshi.

Duke folur për “Glamour Zone”, Aleksia Peleshi, tregoi për ndjenjat e saj ndaj Romeos dhe ngjashmërinë që ka ai me të atin e saj.