‘Festoni si Sanna Marin!’, finlandezët postojnë video të tyre duke kërcyer, në shenjë solidariteti me kryeministren e kritikuar (VIDEO)

Shumë qytetarë finlandezë i kanë dalë në mbrojtje kryeministres së vendit Sanna Marin, pas videove që qarkulluan në rrjet ku shfaqej duke kërcyer në festa të cilat u etiketuan si “të shthurura”.

Në mbështetje të kryeministres 36-vjeçare, qindra qytetarë postuan video të tyre duke kërcyer, në shenjë solidariteti.

“Kërcimi është shërues. Vazhdoni të kërceni! Solidaritet me Sanna Marin”, shkruan një qytetare krahas vidoes.

“Solidaritet me Sanna-n. Na ndodh të gjithëve. Video sekrete, budallaqe, e dehur ku jam me miqtë e mi!!! E kam postuar vetë.”, tha një tjetër!

“Ndërkohë në Skandinavi! Festo si Sanna Marin”, shkroi një tjetër krahas videos.

Pasi videoja e parë që qarkulloi në rrjet duke kërcyer e duke pirë më miqtë mori kritika të shumta ndërsa pati aludime edhe për përdorim kokaine, Sanna Marin doli në një konferencë për mediat ku tha se ka bërë tetsin e  drogës e se nuk ka konsumuar lëndë narkotike të paligjshme. Pas kësaj qarkulloi një tjetër video e kryeministres duke kërcyer në një club.

Të shtunën, eksperti i sigurisë kibernetike Petteri Järvinen sugjeroi se hakerët rusë mund të fshihen pas shpërndarjes së këtyre videove, pasi mund të kenë hakuar telefonin ose llogaritë sociale të ndonjë personi që ishte pjesë e rrethit të ngushtë të Marin, sipas gazetës Iltalehti.

Marin nuk e fsheh se i pëlqen të marrë pjesë në festa, dhe shpesh është fotografuar në festivale muzikore. Para pak kohësh, Marin u quajt "kryeministrja më e cool në botë" nga gazeta gjermane Bild.

Edhe vitin e kaluar ajo kërkoi falje pasi kaloi gjithë natën në club ndërkohë që kishte qenë më përpara në kontakt të ngushtë me një të infektuar me COVID-19.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda