Fidel Ylli: FSHF jo e ligjshme, Fino fiton në CAS

Fidel Ylli: FSHF jo e ligjshme, Fino fiton në CAS

Fidel Ylli

Fidel Ylli, një nga politikanët që i ka qëndruar më afër sportit shqiptar në këto vite, ka bindjen e plotë se zgjedhjet në FSHF nuk janë të ligjshme, për sa kohë që Gjykata nuk regjistron përfundimin e tyre, siç kërkon legjislacioni shqiptar.

 “Unë e kam thënë që në fillim që zgjedhjet në Federatën e Futbollit janë të jashtëligjshme, sepse shoqatat që kanë qenë të regjistruara aty nuk kanë qenë të regjistruara në Gjykatë. Kanë qenë pranë Federatës të njohura, por Gjykata nuk i ka njohur. Dhe tani derisa çështja ka vajtur në Gjykatë ne s’kemi ç’të japim më, duhet të respektojmë vendimet e Gjykatës.

Gjykata nuk e ka njohur këtë Asamble për arsyen që thashë, që zgjedhjet kanë qenë ilegjitime, sepse shoqatat që kanë marrë pjesë në votim nuk kanë qenë të regjistruara në Gjykatë, nuk ka asnjë dokumentacion.

Gjykata, për t’u treguar me logjikë, u ka thënë ‘më sillni dokumentacionin t’u regjistroj tani’, sepse shteti duhet të mbajë duart larg nga sporti, por nuk ka dokumentacion. Çfarë do të thotë që je në krye të Federatës, ti të bësh çfarë të duash? Por ke emrin e Shqipërisë aty, ke stemën, është ajo me të cilën jemi krenuar të gjithë”, - tha Ylli në një prononcim për gazetaren Albana Ruzi në “Telesport”.

Sipas tij, çështja në fjalë, kur të përfundojë para gjykatës së CAS në Lozanë, ka vetëm një përfundim, atë të fitores së Bashkim Finos, pasi votimi kishte qenë i paligjshëm.

Presidenti i Federatës ka bërë një gabim të madh, sepse ka pasur të gjithë kohën e duhur t’i regjistrojë, pasi nëse ato nuk i bëri në Asamblenë e parë, t’i bënte në të dytën, në qoftë se nuk i bëri në të dytën, t’i bënte në të tretën.
T’i dërgonte këto 12 shoqata të Federatës që i kanë njerëz të emëruar të tyre, që i jepen dhe rrogë nga Federata, t’u thoshte ‘na 100 mijë lekë dhe shko regjistrohu në Gjykatë’. Pse i kanë lënë, më thoni mua. Megalomania, që ‘jemi ne, nuk ka të tjerë’. Por shteti ka rregulla, qoftë futbolli, qoftë çfarëdo institucioni tjetër. Këtë thoshte edhe KOKSH-i, që e njihte ai ndërkombëtar.
Jo, kanë çuar dokumentet në Gjykatë dhe presin njohjen. Edhe KOKSH, ndonëse i njohur, kur vjen puna këtu, shteti të njeh në bazë të ligjit. Shko në Gjykatë dhe njihu, çfarë problemi ka? Edhe Federata e Futbollit mund ta njohë UEFA dhe FIFA, por të bie ndesh me ligjin. Të jeni të sigurtë se, në rast se Bashkim Fino do ta dërgojë në CAS të Lozanës, po e deklaroj që tani, që është një çështje e fituar.

Fidel Ylli

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!