Fidel Ylli uron Vitin e Ri 2025, kreu i KOKSH: Tirana kryeqyteti i sportit, Valiev e Dudaev shërbim kombëtar

Fidel Ylli uron Vitin e Ri 2025, kreu i KOKSH: Tirana kryeqyteti i sportit, Valiev e Dudaev shërbim kombëtar

Fidel Ylli, kreu i KOKSH

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli ka uruar sportistët, trajnerët, fëmijët dhe mësuesit në prag të vitit të ri 2025. Ylli ka bërë një përmbledhje të rezultateve sportive gjatë vitit që po lëmë pas, duke cekur dy medaljet e para Olimpike në "Paris 2024" nga mundësit Chermen Valiev dhe Islam Dudaev.

Kreu i KOKSH nuk la pa përmendur edhe aktivitetet e tjera sportive ndërkombëtare të mbajtura në Tiranë.

"Të dashur sportistë, trajnerë, fëmijë, mësues dhe ju administratorë; e ndjej nga shpirti t'u falenderoj të gjithëve që i shërbeni sportit dhe olimpizmit dhe t'iu uroj mirësi dhe mbarësi.

Gjatë 2024 Tirana ka qenë kryeqyteti me më shumë aktivitete sportive ndërkombëtare. Viti 2024 ka lënë shumë gjurmë me tituj kampion. Janë marrë shumë medalje në disiplina të ndryshme sportive.

Shqipëria shkroi historinë me dy medaljet historike Olimpike në "Paris 2024" me Chermen Valiev dhe Islam Dudaev. I kanë bërë një shërbim të jashtëzakonshëm kombëtar Shqipërisë. Le të ndajmë së bashku urimet për një vit të marë në 2025", tha Fidel Ylli.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?

A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?