Një 52- vjeçar nga lagja Konferenca e Pezës në qytetin e Fierit ka rënë nga kati i pestë i një pallati dhe ka përfunduar në ballkonin e katit të dytë po të këtij pallati.

Ai ka qenë në ballkonin ku banonte në katin e pestë duke pirë cigare ku dhe ka rënë. Ende nuk dihet shkaku por dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrëfiksja të cilat bënë të mundur ta zbresin nga kati i dytë ku dje kishe rënë.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndeësore por gjatë zbritjes ai ka lëvizur dhe më pas është dërguar në Spitalin Rajonal Fier.