Fier/ 56-vjeçarja largohet nga banesa, bashkëshorti: Kërkoj ndihmë, gruaja ime vuan nga depresioni akut

Ilirjana Tafa, një 56-vjeçare nga Fieri është larguar nga banesa në datën 5 dhjetor dhe nuk është kthyer më. Bashkëshorti i saj bën apel për ndihmë pasi Ilirjana Tafa vuante nga depresioni akut dhe nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.Familjarët e Liljana Tafa , 56 vjecares e cila ka humbur kontaktet me familjarët që prej datës 5 dhjetor, kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj.

Ilirjana Tafa ka dalë nga banesa ku jeton në fshatin Zhupan të Fierit rreth orën 9 të mëngjesit të datës 5 dhjetor dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Bashkëshorti i 56 vjecares thotë për Report TV se Ilirjana Tafa vuante prej një viti nga depresioni akut. Besnik Tafa e perjashton mundësinë e vetëvrasjes, duke thënë se nuk ka asnjë arsye që mund ta shtynte 56-vjecaren drejt ndërmarrjes së këtij akti ndaj kërkon ndihmë për gjetjen e saj.

"Vuan nga depresioni akut dhe për herë të fundit është parë në këtë vend ku ju po më intervistoni. Ne kemi qenë tepër normal, nuk kemi pasur probleme familjare. Në këtë rast iu kërkoj organeve të rendit që të na ndihmojnë si familjarët e Ilirjana Tafës dhe shteti ne duhet të na ndihmojë për këtë, të mos na lërë të vetmuar"-u shpreh bashkëshorti i Liljanës, Besnik Tafa.

Në momentin që është larguar nga banesa, 56 vjecarja ka pasur veshur një bluzë rozë më jelek gri si dhe tuta të zeza. Familjarët bëjnë apel për të gjithë ata persona që mund ta kenë parë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI