FIER- Rreth 90% e vajzave 13-vjeçare në qarkun e Fierit jane vaksinuar kundër Human Papilloma Virus gjatë 4 viteve të fundit, cka tregon interesin e larte te prinderve.
“Vaksinë është e rëndësishme për kancerin e qafës së mitrës, kancerin genital, etj”, shprehet mjekja Blerta Muskaj.
Ajo pohon se vetëm në Qendrën Shëndetësore nr. 1 në Fier, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 305 raste vaksinimi. Edhe pse ndergjegjesi mbetet i larte, nuk mungojne rastet e refuzimit.
“Vaksina shpëton jetë, ndaj prindërit nuk duhet të hezitojnë tua bëjnë fëmijëve”, tha mjekja.
Prej një muaji, vaksina HPV është bere pjesë e Kalendarit Kombëtar të Vaksinimit edhe për djemtë. Ne Fier procesi kishte nisur edhe me heret pasi prinderit e kane blerë privatisht vaksinen.
“Virusi prek të dyja gjenitë, ndaj duhet ta bëjnë të gjithë djemte e moshës 13-vjec e lart”, thekson ajo.
Vaksinimi kundër HPV-së nisi në Shqipëri në vitin 2022 për vajzat 13-vjeçare dhe më pas u zgjerua për grupmoshën 14–20 vjeç.
Nga janari 2026, në mbare vendin nisi vaksinimi kundër HPV-së dhe tek djemte 13-vjecare. Vaksina eshte 9-valente, e cila ofron mbrojtje ndaj 9 tipeve të virusit HPV. Nëse procesi do të ketë ecuri pozitive, ISHP thotë se vaksinimi i djemve pritet zgjerohet tek grupmosha 14-20 vjec.
Vaksina rekomandohet të aplikohet përpara nisjes së marrëdhënieve seksuale.
Çdo vit në vend diagnostikohen rreth 130 raste me kancer të qafës së mitrës, shumica në stade të avancuara, çka e bën vaksinimin, mjetin më të rëndësishme të parandalimit.
Komente











