Fier/ Aksident i trefishtë i frikshëm në Levan-Pishporo, makina merr përpara 36 kokë dele! 4 të plagosur, tre prej tyre pasagjerë, pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

Fier- Një aksident i trefishtë dhe i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Pishporo, në vendin e quajtur Qarr.

Nga kjo përplasje ka pasur bilanc me 4 persona të plagosur pa rrezik jete, mes tyre tre pasagjerë, si dhe u goditën 36 kokë bagëti (dele), të cilat kanë qenë duke kaluar rrugën në ato momente.

Pamjet, siç shihet edhe në videot që ka nisur gazetari i Report TV dhe Shqiptarja.com, janë tronditëse, teksa dallohen qartë bagëtitë e goditura dhe përgjakura në rrugë, si dhe disa mjete të ndalura, e me dëmtime të pjesshme.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit që u bë shkak i karambolimit.

Policia vendore konfirmoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40.

“Automjeti me drejtues shtetasin L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. S. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Fierit.

Teksa sqarohet se “gjithashtu nga përplasja e automjeteve në rrugë janë dëmtuar bagëtitë e imta të shtetasit N. M.”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 13/10/2024 23:32

    Po rruga eshte per delet apo per makinat? Duhet kuptuar njeherē e mirë se bagëtia nuk mund të dale në rruge, eshte shkelje e rregullave, transferimi apo transportimi duhet me mjete të posaçme. Ndryshe...prisni aksidentin e radhës...

    Përgjigju
  • Vipi Vlorë: 13/10/2024 23:25

    Gjynah delet dhe këtij pronarit që ju bë dëmi. Kini kujdes! Ecni avash o njerez se nga shpejtësia vetëm dëme ka. Po sikur të kishte njerëz në rrugë ose të bëheshin dëme në njerëz.

    Përgjigju
  • abc: 13/10/2024 22:16

    Dmth, shkak eshte shpejtesia e larte dhe jo rruga totalisht pa ndricim dhe delet ne mes te rruges?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim