FIER - Një 25-vjeçar dhe një 30-vjeçar pasi pasditen e së dielës kanë goditur personelin e urgjencës në Spitalin e Fierit si dhe kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë. Sipas njoftimit zyrtar të bluve të Fierit, Sokol Lila 25 vjeç me banim në fshatin Mbrostar dhe Fatjon Muskaj banues në lagjen Sheq i Vogël kanë qenë në gjendje të dehur.

Arrestimi i tyre u bë pasi më 9 nëntor në orën 18:25 te Urgjenca e Spitalit Rajonal Fier kanë debatuar dhe goditur personelin e urgjencës, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Ata akuzohen për ”Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”dhe "Goditje për shkak të detyrës” të kryera në bashkëpunim.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)