FIER - Krimi në familje godet sërish ditën e sotme. Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Mbrostar të Fierit, teksa babai ka qëlluar me armë zjarri mbi të birin, ndërsa më pas ka tentuar të vetëhelmohet duke konsumuar fotoksinë.
Sipas korrespondentit të A1 Report në Fier, Kristaq Thano pas një konflikti verbal 65-vjeçari Abaz Meta, ka marrë armën e zjarrit tip çifte dhe ka qëlluar ndaj të birit Shqyqyri Meta, 30 vjeç.
Ky i fundit ka mbetur i plagosur, pasi një nga saçmet e ka prekur atë në shpatull, ndërkohë është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Fierit, ku ndodhët jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas kësaj aktit të rëndë ndaj të birit, 65-vjeçari ka tentuar të vetëhelmohet duke konsumuar një sasi fotoksine, por fatmirësisht është dërguar në kohë në spital nga familjarët e tjerë dhe është nënshtruar kujdesit mjekësor.
Policia e Fierit ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rreth shkaqeve që çuan 65-vjeçarin të qëllojë me armë zjarri ndaj djalit tij, ndërsa i moshuari ruhet në spital nga efektivët e policisë.
Ky është rasti i dytë i rëndë i përdorimit të armëve në familje, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit një 45-vjeçar nga Vlora humbi jetën pasi u qëllua me thikë nga i biri i tij 21-vjeçar.
Redaksia online
(eç/eb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com