Roskovec- Fshati Vidhisht në Roskovec është zgjuar sot nën breshërinë e armës. Refit (Nertil) Buzi, 35-vjeç vrau këtë mëngjes me armë gjahu ish-vjehrrin Kosta Plakun dhe plagosi ish-vjehrrën Bejlere Plakun në banesën e tyre.
Pas krimit të rëndë, autori gjakftohtë mori me vete peng ish-partneren e tij Rozalina Plakun 24-vjeçe dhe u largua pa gjurmë.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Lajm në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Report Tv ka siguruar foton e autorit 35-vjeçar që vrau ish-vjehrrin në Roskovec, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-gruan.

Pas ngjarjes tragjike në Fier, nipi dhe i vëllai i viktimës thanë për Report Tv, se autori ishte një person problematic dhe e kishin denoncuar disa herë në polici.
“E kanë denoncuar disa herë në polici. Ndjeva krismat në orën 05:00 në shëpinë e xhaxhait. Është ngjarje e paralajmëruar disa herë”, tha nipi.
“Dëgjuam zhurmë dhe bërtitje, thoshte hajde se do ju vras të gjithëve. Policia erdhi pas një ore”, tha vëllai i viktimës.
Komente











Zot na ruaj mendjen
Përgjigju