Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan Vasil Yzeiraj, 31 vjeç, banues në Aranitas, Mallakastër.

Vasil Yzeiraj kallzoi në polici se në banesën e një shtetasi kishte armë pa leje dhe lëndë narkotike. Policia me të marrë informacionin bëri kontrollin e banesës dhe gjeti dy granata dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar si kanabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Vasil Yzeiraj kishte inskenuar vetë ngjarjen dhe i kishte vendosur ai sendet e paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy granata dhe 508.6 gram lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com