Fier, dështon numërimi elektronik
instalohen pajisjet manuale
Megjithëse nuk e ka pranuar akoma zyrtarisht, KQZ-ja ka dështuar në zbatimin e numërimit elektronik në Qarkun e Fierit. Në Vendin e Numërimit të Votave pranë KZAZ-së Nr.60 që i përket bashkisë Fier, janë instaluar pajisjet e numërimit manual.
FIER- Edhe pse zyrtarisht nga
KQZ nuk është shprehur për numërim manual të votave, në bashkinë Fier ka filluar instalimi i tyre në KZAZ-në Nr.60. Kjo KZAZ është vendosur në shkollën e mesme “Janaq Kilica”, ndërsa në zgjedhjet e tjera numërimi i votave është bërë në shkollën industriale “Petro Sota” në Fier .
Gjithsesi, në këtë KZAZ, komisionierët e saj kishin nisur nga puna. Janë 8 komisionierë, ku kryetari i saj është Neritan Lloshi i subjektit politik PD , ndërsa nënkryetar është Florjan Muçaj i subjektit politik PS.
Kryetari Neritan Lloshi është shprehur se komisionerët e kësaj KZAZ-je kanë nisur nga puna. Tashmë ata janë pajisur me dokumentat përkatëse, ndërkohë sa i përket logjistikës, ende nuk është instaluar interneti apo faksi ku do të punohet dhe do të kryen lidhjet me KQZ-në.
Ndërkohë, në sallën ku do të bëhet numërimi i votave janë instaluar pajisjet që do të numërojnë votat që do vijnë nga qendrat e votimit, çka tregon se sistemi elektronik i numërimit ka dështuar përfundimisht.
Sipas Lloshit janë gati 94 qendra votimi, ku gjashtë prej tyre janë në ambiente private.
Mbas verifikimit, në njërën prej tyre është konstatuar se ishte vendosur shtabi elektoral i LSI-së. Lidhur me këtë komisionierët e KZAZ Nr.59 vendosën largimin e saj nga ky vend. Për këtë është njoftuar KQZ, dhe është propozuar që kjo KZAZ të shkojë në lagjen “Sheq”. Ndërkaq, ende pritet vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44