Fier/ Përndiqte prej pesë muajsh 31-vjeçaren dhe e kërcënonte për jetën, në pranga i riu nga Laçi

Fier/ Përndiqte prej pesë muajsh 31-vjeçaren dhe e kërcënonte për jetën, në pranga i riu nga Laçi

Foto ilustruese

Fier-Një 25-vjeçar nga Laçi është vendosur në pranga pasi akuzohet se përndiqte prej 5 muajsh një 31-vjeçare dhe e kanose për jetën.

Pasi 31-vjeçarja e denoncoi në Komisariatin e Fierit se i riu e kishte ndjekur nga pas edhe teksa po shkonte në Vlorë për të takuar familjen, blutë nisën punën për kapjen dhe identifikimin e  25-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një 31-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila udhëtonte me taksi me familjen e saj në drejtim të Vlorës, dhe një shtetas po e ndiqte me automjetin e tij, menjëherë kanë organizuar punën duke bashkëpunuar dhe me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për kapjen e tij, pasi nga informacionet ky shtetas kishte lëvizur me automjet në drejtim të Vlorës.

Në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Vlorë u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi për në Komisariatin e Policisë Fier e shtetasit I.B, 25 vjeç, banues në Laç”, informoi sot policia.

Gjatë kontrollit në automjetin e djalit blutë gjetën një armë zjarri pistoletë

“Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në automjet shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një send në dukje armë zjarri pistoletë, e cila do dërgohet në Institutin e  Policisë Shkencore për ekspertim për të përcaktuar llojin e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga hetimet paraprake rezultoi se 25-vjeçari për një periudhë 5 mujore e ka përndjekur, dhunuar e kanosur këtë shtetase.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'