Përbërësit:
- 1 kokë lakër e bardhë (rreth 2 kg)
- 2 tufa majdanoz
- 2-3 speca djegës të vegjël
- 2 lugë gjelle kripë për çdo litër uji
- 1 lugë gjelle sheqer
- 200 ml uthull rrushi
- Gjethe dafine
- Kokrra piperi të zi
Përgatitja:
Pastrojmë lakrën duke hequr gjethet e jashtme. E presim në shirita të hollë dhe e vendosim në një enë. Shtojmë kripë mbi lakrën, i përziejmë mirë me dorë dhe i shtypim pak derisa të zbuten e të lëshojnë pak lëng. Në kavanozë të pastër, vendosim masën e lakrës dhe majdanozin. Ndërkohë në zjarr kemi vendosur ujin të vlojë me kripë, sheqer, uthull, gjethe dafine dhe kokrra piperi për 5 minuta. E lëmë të ftohet pak (të jetë i ngrohtë, jo i nxehtë). Mbushim kavanozët me këtë lëng derisa të mbulohen perimet. Sigurohemi që të mos ketë flluska ajri, i shtypim me pirun ose shkop druri dhe i mbyllim mirë kavanozët, të cilët i vendosim në vend të freskët e të errët për 7–10 ditë.
Këshilla nga Albana: Nëse turshitë i duam më të tharta, shtojmë më shumë uthull. Nëse i duam më të buta, nuk i mbajmë shumë gjatë në vend të ftohtë, ndërsa për krokantësi maksimale s'duhen përzier shumë shpesh dhe nuk duhen hapur kavanozët përpara kohe.
Komente












