Fier, Fatmir Kajolli dhe 2 djemtë e
tij dhunojnë numëruesin e PS-së

FIER - Fatmir Kajolli ish-anëtarë i Këshillit Bashkiak në Fierit dhe dy djemtë e tij, Alban dhe Florin Kajolli, 22 dhe 23 vjeç janë shpallur në kërkim nga policia e Fierit pasi akuzohen se kanë goditur me sende të forta numëruesin e Partisë Socialiste, Roland Bylyshi , në KZAZ numër 57 në qytetin e Fierit.

Sipas Policisë së Fierit, Fatmir Kajolli, 50 vjeç, bashkë me dy djemtë e tij,  kanë goditur rëndë në kokë Roland Bylyshi nga Levani, 34 vjeç, numërues i Partisë Socialiste, çka ka sjellë edhe ndërprerjen e numërimit të votave për Këshill Bashkiak në këtë njësi.

Bylyshi është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit, ku ka qëndruar për rreth 3-4 orë për të marrë mjekimin e nevojshëm e më pas është larguar për në banesën e tij.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin