FIER-Policia e Fierit ka arrestuar një person si autor i dyshuar për vjedhjen e 486 mijë lekësh të reja në një banesë.
 
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ku dhe F.M, banues në Cakran ka bërë kallëzimin, se gjatë natës i kanë vjedhur banesën dhe i kanë marrë 486.000 lekë të reja.
 
Nga veprimet hetimore të kryera u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i kësaj ngjarje ku rezulton se autor i dyshuar i vjedhjes është shtetasi Dorian Korçari.
 
Në këto kushte Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan:
 
Dorian Korçari, 27 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhja". 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com