Fier-Një grua ka rënë sot nga kati i shtatë i një pallati në Fier. Ngjarja është shënuar rreth orës 12:35 në Apollonia.
Gruaja 70 vjeçare është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të qytetit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.
“Rreth orës 12:35, në lagjen "Apollonia", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i shtatë i një pallati, shtetasja S. D., 70 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital”, informoi sot policia.
Burime për Report Tv bëhet me dije se familjarët kanë deklaruar në polici se e moshuara nuk vuante as nga probleme mendore e as shëndetësore. Sipas tyre ajo është rrëzuar aksidentalisht.
Ndërkohë fqinjët kanë pohuar se ka qenë duke nderur rrobat.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.