Dyrnjaja për Report TV: Njerëzit afër Berishës dhe djalit të tij marrin leje për kulla, sapo kanë marrë dhe një tjetër në Tiranë! Ai është komod në opozitë

Gazetari Dernis Dynjaja shprehet për protestën e opozitës ditën e sotme (26 nëntor), që e cilëson mosbindje civile, se nuk i shërben për asgjë PD-së si forcë politike, por i shërben ish-kryeministrit nën arrest shtëpie për dosjen “Partizani”, Sali Berisha, për interesat e tij.

Në emisionin ‘Sot, Live në Shqipëri”, të Report TV me gazetarin Nertil Agalliu, ai u shpreh se Berisha ndihet komod në opozitë, mjafton që interesat e biznesit të mos i preken dhe se njerëzit afër tij apo të birit, vazhdojnë të marrin leje ndërtimi për kulla.

Për të Berisha “u vetëizolua dhe nuk e izoluan”, sepse po të respektonte masën e parë të GJKKO do ishte i lirë për aktivitetin politik dhe në Parlament.

“Berisha u vetëizolua, nuk u burgos nga SPAK. Po ta kishte respektuar masën e parë të Gjykatës ai do të ishte ende i lirë. Ligji për masat e sigurimit nuk është bërë posaçërisht vetëm për Sali Berishën, është bërë për të gjithë personat. Është bërë për ata persona që mund të prishin edhe prova. Pra kjo është çështja. Po të shkonte në Prokurori ose Gjykatë, nuk do kishim shtrëngim të masës së sigurisë në arrest shtëpie. Do ishte në aktivitet normal, do ishte në Parlament, siç e vazhdon zonja Kryemadhi fjala vjen. Vendosi të bënte atë që bëri dhe ka përfunduar në vetëizolim. Sikurse dhe Meta që në të gjitha deklaratat e tij publike, apo daljet, kishte një gjuhë kërcënuese. Nuk je ti që cakton se kur shkon në Prokurori, është Prokuroria që vendos dhe çmon”, thotë Dyrnjaja.

Protestën e opozitës ai e quan “mosbindje civile”, sipas qëllimeve që ka Berisha. Teksa theksoi faktet se njerëzit afër tij dhe djalit të tij vijojnë të marrin leje ndërtimi, por “harrojnë se SPAK një ditë do të hetojë dhe se diku një letër nuk ëhstë në rregull”.

“Jemi në ciklin e mosbindjes civile dhe jo të protestës, të mos ia shpërbëjmë qëllimin dhe deklaratat zotit Bëerisha. Këto janë llogari që bën Berisha me bllokun e tij politik, me grupin e vetë. Ai bën llogaritë e tij dhe kështu me radhë protesta mosbindje civile në javë apo në dy javë, duke i organizuar nga shtëpia. Duhet të ndryshojë strategjia politike për zgjedhjet e 2025. Por unë mendoj se Berishës po i pëlqën qënia në opozitë, është komod fare. Sepse të gjitha interesat që ka rreth njerëzve të vetë, të njerëzve rreth biznesit pranë tij, po i plotësohen. Lejet për kulla po i marrin, janë po të njëjtët. Berisha nuk është në pushtet, por lejet për kulla po i marrin njerëzit e tij. Sot lexova se kishin marrë leje për kulla te rruga “Dritan Hoxha”, këtu në Laprakë. Njerëz të afërt të zotit Berisha ose të djalit të tij, që i ka miq etj., etj.”, shprehet gazetari.

Teksa vuri në dukje edhe lojën politike mes forcave të mëdha dhe marrëveshjet mes tyre për pika të caktuara.

“Kështu ka funksionuar pushteti në Shqipëri, mesa duket ka edhe marrëveshje okulte. Disa gjëra nuk cenohen, kur bëhet fjalë për kulla, grataçela, 43 kate, 57 kate, vazhdojnë këto funksionojnë. Pra, hajde përplasemi, por deri tek kjo pika politike. Këto të tjerat t’i vazhdojmë, këta të tjerët t’i lirojmë, nja 80 veta, me marrëveshje të përbashkët, i liroi SPAK-u. Këto listat e zgjedhësve, të mbyllurat, t’i mbajmë, se i caktojmë vetë. Pra armiqësia që duket se është gati gati e tmerrshme, shpërbëhet dhe kuptohet se ka një aleancë interesash. S’ka nevojë të bëhet publike, sepse merret vesh nga pasojat, nga konkluzioni. Vetëm 3 po përmend, amnistia që u liruan të burgosurit e dënuar nga SPAK me miratimin e të dy palëve, Kodi Zgjedhor që mori votat e dy palëve në Parlament, PD dhe PS. Tre, pasi bëjnë dakordësi për Kodin Zgjedhor, bëjnë kërkesë për qeveri teknike. Pse s’e kërkove qeverinë teknike gjatë negociatave që bëre? Pra kërkohet sinjalizim për humbjen që ti e di se do ndodhë. Pra ka dakordësi, kush është humbësi, fituesi dhe se si do vazhdojë loja politike më tej, jo vjedhje e zgjedhjeve, patronazhistët etj. Rëndësi ka që gratacelat dhe kullat të vazhdojnë”, vijon gazetari.

Megjithatë gazetari thekson se SPAK-u do i hetojë një ditë, pasi letrat nuk janë në rregull.

“I vetmi element i paparashikueshëm është SPAK-u që këta se llogarisin dot. Sepse do vijë dita që do i hetojë SPAK-u, se këta kujtojnë se letrat i kanë në rregull por ka edhe letra që s’janë në rregull dhe do hetohen. Si u dhanë lejet, si u ndërtua, nga u gjetën paratë etj., e kishin nga droga, nga prostitucioni dhe të gjitha do vijë dita që do i hetojë SPAK-u. Ca letra që i ke pas dje nuk i ke pas në rregull. Një letër mos të kesh pasur në rregull, ajo gratacela 43 katëshe rrëzohet. Por këta harrojnë kush kanë qenë dhe kujtojnë se fshihet me gomë e shkuara, nuk fshihet, aty është”, përfundon Dyrnjaja.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 26/11/2024 16:59

    O Derrnis IDynjase,cilet jane keta njerez afer SALIUT dhe Zenit qe vazhdon Me te perfirojne.....,etj.Pse nuk jep emra.Edhe po te denoncuar per shpifje ,ti Ke dijeni,ke fakte qe keta njerez jane te lidhur che pastroje paret e SALIUT,Zenit,Argjetes.Keshtuqe me Faktet qe ti disponon del i pafajshem dhe mund te kerkoni edhe demshperblim prej tyre.Prandaj,duke ruajtje Faktet per mbrojtjen e vehtes,jep emra e tyre.Apo fsheh ndonje perfitues tjeter,sipas" metodes "se Artan Hoxhes dhe Elton Qynos?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Policia zhvendos protestuesit nga Bashkia e Tiranës, vendosen ‘gardh’ para militantëve të Berishës

Policia zhvendos protestuesit nga Bashkia e Tiranës, vendosen ‘gardh’ para militantëve të Berishës