FIER - Një person ka humbur jetën në një aksident, teksa po drejtonte motorrin e tij në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur në Sheq Marinas, në komunën Topojë të Fierit, ku Pandeli Narka, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e motorrit duke u rrëzuar, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj, ku gjendja e tij e dehur mendohet të jetë shkaku kryesor që bëri që drejtuesi i motorrit të humbiste jetën. 

aksident fier
(Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes)

aksident fier
(Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)