FIER –  Nuk janë mjaftuar vetëm me grabitjen e 8 milionë lekëve të rinj por edhe e kanë plagosur kambistin me armë zjarri. Ngjarja është shënuar në fshatin Sheq i Madh të Fierit, ku dy persona ende të paidentifikuar, pasi e kanë ndjekur kambistin 48-vjeçar Artur Çepele, i kanë bërë pritë duke i marrë shumën e konsiderueshme të parave që ai mbante në çantë.
 
Artur Çepele është kthyer rreth mesditës më furgon nga Tirana në Fier.

Në afërsi të një karburanti në fshatin Sheq i Madh, Çepele ka zbritur nga furgoni dhe ka lënë çantën në automjetin personal tip Toytota, të cilin e kishte parkuar pranë karburantit.

grabitja fier

grabitja fier

Në këtë moment 48-vjeçari ka hyrë në një dyqan aty pranë dhe sapo ka dalë është përballur me dy persona me maska dhe të armatosur.

grabitja fier

Këta të fundit e kanë goditur me levë në kokë dhe e kanë plagosur më plumb në këmbë.

Grabitësit më pas i kanë marrë çelësat, kanë hapur makinën dhe kanë marrë çantën brenda së cilës ndodheshin 8 milionë lekë e pastaj janë larguar në drejtim të paditur. Policia e Fierit ka ngritur disa post-blloqe për të mundësuar kapjen e tyre.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Sipas Policisë së Fierit kambisti është ndjekur nga agresorët , të cilët kanë monitoruar çdo lëvizje të 48-vjeçarit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)