FIER - Një familje me 4 anëtarë, mes të cilëve dy fëmijë, është rrezikuar këtë pasdite, pasi makina me të cilën udhëtonin ka marrë flakë në ecje në aksin Lushnje-Fier.

Familja Meta udhëtonte nga Tirana në Tepelenë, kur automjeti tip Benz me targa AA 363 DF ka pësuar një defekt teknik e për pasojë është shkrumbuar nga flakët. 

Drejtuesi Aziz Meta udhëtonte me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët, të cilët fatmirësisht zbritën nga makinë në kohë duke mos rrezikuar jetën.
 
makina e djegur
makina e djegur

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)