Këshilli bashkiak i Fierit ka vendosur që impianti i përpunimit të mbetjeve të ndërtohet në njësinë administrative Mbrostar.
Pas 4 orë debatesh, këshilli bashkiak vendosi me 24 vota pro, nga 35 këshilltarë që ishin të pranishëm në mbledhje, që landifilli të ndërtohet në njësinë administrative Mbrostar.
Zhvendosja e vendit ku do të ndërtohet impianti nuk gjeti konsensusin e plotë të këshillit, pasi këshilltarët e djathtë dhe një këshilltare e LSI votuan kundër.
Fillimisht impianti i përpunimit të mbetjeve ishte parashikuar që të ndërtohej në njësinë administrative Portëz, në fshatrat Plyk dhe Mbyet, por u kundërshtua ashpër nga banorët, të cilët u ngritën në protesta, duke bllokuar edhe akset nacionale.
Banorët kërkuan që impianti të ndërtohet larg zonave të banuara, pasi përbën një kërcënim serioz për shëndetin e tyre.
Pas protestave të banorëve, edhe vetë firma kërkoi ndryshimin e vendit ku do të ndërtohej impianti, me arsyetimin se në fshatrat Plyek dhe Mbyet, toka ishte e rrëshqitshme dhe hapësira e pamjaftueshme.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com