FIER - Pak kohë më parë ka qenë në shërbim të shtetit duke luftuar krimin, tashmë ish-oficeri i policisë arrestohet për bashkëpunim në shitjen e lëndës narkotike.

Shezair Sinanaj 55 vjeç me banim në lagjen “29 Marsi” në patos u arrestua së bashku me djalin e tij 27-vjeçar Dorianin dhe kushëririn e tyre 52-vjeçar Faurt bakia me banim në fshatin Komar të Tepelenës.

Sipas Policisë së Fierit, vënia në pranga e ish-oficerit dhe të afërmve të tij erdhi pasi një hetimi prej disa kohësh të policisë e prokurorisë së Fierit si dhe Policisë së Gjirokastrës.

Gjatë kontrollit policia sekuestroi 13 kilogramë kanabis, një presë me vakum dhe një peshore elektronike në sajë të operacionit të koduar “Komar”.

droga fier

droga fier
droga fier
droga fier

droga fier

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)