FIER-Një person është dënuar me 5 vite burg, pasi kryente veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur 11 vjeçe.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Fier, personi me inicialet S.H kishte kryer veprime të përsëritura në kohë ndaj mbesë së tij me inicialet E.H dhe e kishte kërcënuar vazhdimisht të miturën se nëse do të tregonte do ta vriste.
Veprimet e kryera nga i pandehuri kundrejt mbesës së tij kanë cënuar integritetin psiqik dhe emocional të të miturës, duke i shkaktuar pasoja psikosociale, si frikë për të jetuar e vetme në banesën ku ajo jeton me prindërit.

‘Mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi: Deklarimin fajtor të pandehurit S.H për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” parashikuar nga neni 108/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim. Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri S.H dënohet me 5 (pesë) vite burgim’, thuhet në njoftim.
Komente


Per mendimin tim ne qofte se Ai.person ka fakte ca i duhet lirimi..nga burgu. Per ate Veprim as Zoti nuk e fal .po ipap denim te perjetshm qe as Zeri te mos i ndihet.me.Zoti na i ruajt femit.nga keto Gjysher MANJAK.Amin.
PërgjigjuVareni kete ndyresiren qe guxon me nje femije te vogel. Nese ka 5 vjet qe abuzon me femijen i bie qe ka qe nga mosha 6 vjece dhe e vrafte zoti per traumen qe i ka shkaktuar kesaj vogelusheje. Zot ndihmoji femijet se nuk dime cfat do kemi!
PërgjigjuPedofili do plumbin sidomos kur behet fjale per mbesen qe eshte gjaku i tij oer ate nuk duhet te kete meshire. Kur e ben me kete femije imagjino se ç'mund te beje kur te dali me nje denim te shkurtuar. Keshtu eshte kur ska ligje te forta keshtu do vazhdoje shpresoj tja bejne te qarte qe nje femije nuk preket
PërgjigjuTi jepet denimi maksimal, qe te mos kete raste te tjera.