FIER - Administrata e parkut Arkeologjik të Apollonisë prej pesë vitësh nuk paguan taksat vendore karshi komunës Ndërmenas.

Ky fakt ka ndikuar negativisht në uljen e të ardhurave për komunën si dhe reduktimin e shërbimeve që kjo njësi vendore orfon për banorët e saj. Kryekomunari i Ndërmenazit, Viktor Fasko, kërcënon se nesë kjo njësi vendore nuk paguan taksat nuk do lejojë kalimin e mjeteve drejt parkut arkeologjik.

"Para dy vitesh kemi marrë një vendim ku kemi dhënë vetë taksën që na ka takuar por nuk dëshirojmë që të ndodhë më një gjë e tillë sepse është në dëm të turizmit dhe të vizitorëve aq më shumë që vijnë edhe shumë vizitorë të huaj kur një kohë siç e tha edhe vetë drejtori është rritur numri i vizitorëve në parkun e Apolonisë." tha Fasko

Nëse kërcënimi i Faskos do quhej në fund ateherë turistë të shumtë vendas dhe të huaj do privoheshin nga e drejta për të vizituar këtë park arkeologjik.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)