Fier, legalizimi i ndërtimeve pa leje
përfundon 6 mujorin e parë të 2017

Fier, legalizimi i ndërtimeve pa leje<br />përfundon 6 mujorin e parë të 2017
FIER-Legalizimi i ndërtimeve informale në qarkun e Fierit është drejt përfundimit.
 
Sipas zyrës së ALUIZNI-t brenda 6 mujorit të parë të këtij viti pritet të përfundojë tërësisht procesi i legalizimit te objekteve te vetëdeklaruara pa leje nga qytëtaret e qarkut Fier.
 
Janë rreth 15 mijë objekte, dosjet e të cilave janë gati për t’u legalizuar.

‘’Është duke ecur me ritme të shpejta procesi i legalizimit. Bashkia Fier ka përfunduar të gjitha njësitë vendore, të gjitha fshatrat, përveç shtesave të pallatave. Edhe periferia është drejt përfundimit. Për shtesat e pallatave do të fillojmë shumë shpejt, pasi të bëhet rehabilitimi i qendrave të qytetit. Në 6 mujorin e parë ne bëjmë të mundur mbylljen e procesit të gjitha banesave që kanë aplikuar’’,-u shpreh Bushi. 

Njëkohësisht edhe në Patos, Roskovec dhe Ballsh do të nis legalizimi i shtesave të pallateve të cilat janë verifikuar dhe janë brenda parametrave për t’u legalizuar.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi