Një çift bashkëshortësh ka mbetur i plagosur pas një aksidenti në aksin Levan-Fier në vendin e quajtur Liqeni.
 
Automjeti me të cilin udhëtonin B.Bejko 51 vjeç dhe bashkëshortja e tij A Bejko, 45 vjeç ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë.
 
Pas aksidentit çifti Bejko është transportuar për në spitalin rajonal të Fierit ku mësohet se ndodhen jashtë rreziku për jetën.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)