Fier/ Makina përfshihet nga flakët, më pas përfundon në kanal, shoferi dhe pasagjeri dërgohen në urgjencë (Video)

Një automjet tip “BMW“ në të cilin udhëtonin dy persona ka marrë flakë në ecje në aksin Fier-Patos, në afërsi të Portëzes dhe më pas shoferi ka devijuar rrugën duke përfunduar në kanal.

Sapo kanë vërejtur tymin drejtuesi dhe pasagjeri kanë braktisur mjetin për t'i shpëtuar flakëve. 

Të dy kanë marë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në urgjencën e Fierit për mjekim. Në vendgjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse për shuarjen e flakëve dhe policia.

"Rreth orës 19:50, në aksin rrugor "Fier-Patos", ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip "BMW".Nga flakët kanë marë dëmtime në trup drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Drizë, Fier, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve", njofton policia.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë