Fier- Një aksident është shënuar sot në unazën lindore të qytetit të Fierit.

Një automjet tip “Volswagen” është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të e aksidentit dhe për menaxhimin e trafikut.