FIER - Grabitet një pikë këmbimi valutor në qendër të qytetit të Fierit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë lokalit "Grand", fare pranë Prefekturës së Qarkut të Fierit, pranë qendrës së qytetit.
Mësohet se grabitësit kanë qenë të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë arritur të grabisin rreth 70 mijë lekë të reja. Autorët kanë humbur gjurmët, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit të Fierit.

(Pika e exchange e grabitur)
/Shqiptarja.com

Njoftimi i policisë:
Në datën 09.01.2018, ora 17:40, në lagjen "Kastriot" Fier, përballë vendit të quajtur "Shtepia e oficerëve" në katin e parë të pallatit, dyshohet se nën kërcënimin e armës, dy persona me kapuçë kanë vjedhur me dhunë pikën e këmbimit valutor të shtetasit L.Z, ku kanë marë një shumë prej 70 000 lekësh.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com