FIER- Një autobus me pasagjerë është përfshirë nga flakët mëngjeshin e sotëm, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se rreth orës 09:05, mjeti tip autobus me targa AA 502 BE, që drejtohej nga H.H duke udhëtuar me pasagjerë nga Fieri për në Përmet, në fshatin Malas, Mallakastër, ka marë flakë në ecje e sipër.
 
Pasagjerët kanë zbritur menjëherë nga autobusi dhe fatmirësisht nuk kanë pasur probleme shëndetësore. Siç mund ta shikoni në fotot që ju sjell Shqiptarja.com, flakët kanë përfshirë të gjtihë mjetin, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
 
Dyshohet që shkak ka qenë një defekt teknik.
 
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.  

[gallery]22419[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)