FIER - Bujqësia është i vetmi mjet mbijetese i tyre, por mungesa e rrugës bën që prodhimet e tyre bujqësore të mbeten stok.
 
Fshati Plyk në komunën Portëz në rrethin e Fierit është vetëm 10 kilometra larg nga qëndra administrative e kësaj krahine, por mungesa e rrugës është problemi kryesor i banorëve të kësaj zone.
 
Mungesa e investimeve për rikonstruksionin e kësaj rruge ka bërë që ajo të shkojë drejt degradimit, ndërsa pamjet e fokusuara nga kamera e televionit A1 Report japin një tablo të qartë të situatës në këtë aks rrugor.
 
Banorët i bëjnë apel instancave përkatëse të marrin masa për zgjidhjen e  këtij problemi pasi nuk i çojnë dot prodhimet e tyre në treg.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)