Rreth 51.15 % e votuesve të kësaj njësie vendore i janë drejtuar sot kutive të votimit për të rizgjedhur kreun e ri të komunës. Shkak për zgjedhje të parakohshme u bë ndarja nga jeta e ish-kryekomunarit Neki Arapi rreth 2 muaj më parë.
Në këtë garë kandidojnë Mynyr Shehu si përfaqësues i Partisë Demokratike dhe Bektash Nezha, i Partisë Socialiste.
21:20 NUMËROHET KUTIA E PARË, KANDIDATI I PS 327 VOTA, I PD 156
Përfundon numërimi i votave të kutise së parë për njësinë vendore të Karbunarës.
Në mbyllje të numërimit për këtë kuti ka rezultuar fitues kandidati i Partisë Socialiste, Bektash Nezha me 327 vota. Kandidati i PD, Mynyr Shehu ka marrë 156 vota.
Në kutinë e parë, 2835, të numëruar për këtë njësi, rezulton se 17 janë të pavlefshme.
19:50 NIS PROCESI I NUMERIMIT TE VOTAVE
Me përfundimin e procesit të votimit për kreun e komunës Karbunare dhe vulosjen e kutive të votimit, është bërë edhe transportimi i tyre tek Qendrat e Numërimit. Për këtë njësi vendore ka nisur procesi i numrimit në ambientet e Muzeut Historik në Lushnjë.
18:30 KQZ: MBYLLET PROCESI I VOTIMIT, 51.14 % PJESËMARRJE NË KARBUNARË
Në përmbyllje të procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara ditën e sotme në Korçë dhe Karbunarë, KQZ sjell shifrat lidhur me pjesëmarrjen në votime.
Kështu në përmbyllje të procesit, sipas KQZ për të zgjedhur kreun e komunës Karbunarë kanë marrë pjesë në votime 51.14 % e zgjedhësve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka cilësuar të qetë procesin e sotëm zgjedhor në këto dy njësi vendore.
Kutitë e votimit tashmë po dërgohen në Qendrat e Numërimit, tek Muzeu Historik në Lushnjë.
Ndërkaq, KQZ thekson se procesi i numërimit do të zhvillohet pa ndërprerje, deri në përfundim të tij, dhe shpallje të rezultatit.
ORA 13:10 PROCES I QETE VOTIMI
Deri në orën 13:00 procesi ka ecur i qetë dhe pa probleme.
16:00 KQZ: KARBUNARË 45.60% PJESËMARRJE NË VOTIME
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një deklaratë për mediat ka shpjeguar ecurinë e deritanishme të procesit të votimit, për zgjedhjet e pjesshme që po zhvillohen në Korçë dhe komunën e Karbunarës.
Sipas KQZ, në Komunën Karbunarë deri në orën 16:00 kanë ushtruar të drejtën e votës 1807 zgjedhës, që në përqindje do të thotë rreth 45.60 % e votuesve të kësaj komune.
Sipas KQZ provesi i votimit në këto KZAZ po vijon normalisht, ndërsa i është bërë apel partive politike që të paraqesin anëtarët e grupit të numërimit, dhe emrat e tyre, në mënyrë që të bëhet emërimi nga KQZ, dhe më pas të vijohet me procesin normal zgjedhor, deri në shpalljen e rezultatit.
NIS PROCESI VOTIMIT PER KREUN E KOMUNES KARBUNARE
Procesi zgjedhor ka nisur dhe po vijon normalisht deri në këto momente në 9 qendrat e votimit.
Komuna e Karbunarës është qeverisur prej 3 mandatesh nga Partia Socialiste, e përfaqësuar nga ish-kryekomunari Neki Arapi.
Redaksia Online
(e.s/sg/a.ç/shqiptarja.com)