FIER- Një person është arrestuar mëngjesin e sotëm në Fier pasi është kapur nga policia duke ngarë makinën në gjendje të dehur.

Ilir Myrtaj, 37 vjeç, banues në fshatin Rruzhdie të Fierot ishte duke lëvizur me makinën e tij tip “Linfan”, me targë FR 583 C, në vendin e quajtur “Transport”  në Patos, kur u arrestua.

Sipas policisë, Myrtaj jo vetëm që po lëvizte në gjendje të dehur, por ishte edhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".

Redaksia Online
J.sh Shqiptarja.com