Fier/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat në tokën e tij, ndërron jetë 90 vjeçari nga asfiksia në fshatin Peshtan Bregas

Fier/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat në tokën e tij, ndërron jetë 90 vjeçari nga asfiksia në fshatin Peshtan Bregas

Foto ilustruese

FIER - Një 90 vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Peshtan Bregas, pasi u asfiksua nga zjarri që ndezi në tokën e tij për të djegur mbeturinat.

Zjarri i doli nga kontrolli 90 vjeçarit N.C., dhe si pasojë e erës së fortë flakët u përhapën me shpejtësi duke lënë pa jetë të moshuarin.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

'Në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi N. C., rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat.

Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë.', njofton policia.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Rama ‘idhnoi’ opozitën, patriotët e ‘Detit’ dhe 'Kryqit të Artë grek’

Rama ‘idhnoi’ opozitën, patriotët e ‘Detit’ dhe 'Kryqit të Artë grek’